Sinan Hoxha po vjen me këngë të re, këto janë detajet

Sinan Hoxha po punon drejt finalizimit të projektit të tij të ri.
Sinan Hoxha përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re

“Luje Luje” do të titullohet kënga e tij e re, të cilën bazuar në fotografinë që e postoi në Instagram, e sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Këngëtari ka bërë të ditur që ky projekt publikohet së shpejti, por nuk ka preferuar ta zbulojë datën.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Sinan Hoxha është “Mama mia”, në duet me 2 Step dhe Almendën.