Sipas medieve serbe, Gruevski iku në Hungari përmes Tiranës i veshur si grua

Lajmi i ikjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është ende një temë aktuale në rajon. Siç shkruan sot “Politika” e Beogradit, Gruevski kishte ikur në Hungari përmes Tiranës.

Ish-kryeministri maqedonas kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme. Me avionin e parë nga Tirana, Gruevski mbërriti direkt nga kryeqyteti shqiptar në Budapest, shkruan kjo gazetë.