Sipas një hulumtimi, gjumi i drekës forcon mendjen

Sipas një hulumtimi ku janë vëzhguar 2.200 persona në Kinë, u zbulua se gjumi i drekës forcon mendjen.

Sipas lajmit të United Press Internationalit (UPI), shkencëtarët në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shanghai, kanë zhvilluar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimet e gjumit të drekës mbi mendjen.

Në kuadër të hulumtimit janë vëzhguar 2.200 persona në qytetet Pekin, Shanghai dhe Xian.

Sipas kësaj 1.520 pjesëmarrës fjetën më pak se 2 orë në mesditë, ndërsa 680 qëndruan të zgjuar.

Më pas pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të aftësisë mendore të tilla si aftësitë vizuale-hapësinore, kujtesa afatshkurtër, kohëzgjatja e vëmendjes, zgjidhja e problemeve, vetëdija hapësinore dhe rrjedhshmëria verbale.

Lideri i ekipit hulumtues, dr. Lin Sun, njoftoi se kishte dallime të konsiderueshme në kujtesë dhe aftësitë e rrjedhshmërisë verbale të atyre që flinin në mesditë në krahasim me ata që nuk flinin.

Ndërsa dr. Gayatri Devi, neurologia në spitalin Lenox Hill në New York, tha se gjumi i shëndetshëm mbron njerëzit nga demantia, sëmundje e cila prek kujtesën, komunikimin dhe të menduarit. Ajo sugjeroi se duhet të realizohen më shumë studime mbi këtë temë.