fbpx

Sipas Vuçiqit, sot nënshkruhet marrëveshja për hekurudha

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë janë takuar sot në Munich me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës, presidenti serb ka thënë se dialogu nuk do të nisë pa e hequr Kosova taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Po ashtu, Aleksandar Vuçiq citohet të ketë thënë pas takimit me të deleguarin e presidentit Trump, Richard Grenell, se nesër (e premte) pritet të nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshjen në emër të Republikës së Serbisë do ta nënshkruajë (shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe) Marko Gjuriq. Kjo për ne ka një rëndësi të madhe, sepse pas vendosjes së linjës ajrore, dhe tash me vendosjen e linjave hekurudhore dhe të autostradave nënkupton qarkullim i lirë i njerëzve, i mallrave dhe shërbimeve”, ka thënë Vuçiq raporton Zëri i Amerikës në edicionin në gjuhën serbe.