Skriniar pozitiv me coronavirus edhe në testimin e dytë

Milan Skriniar ka rezultuar pozitiv edhe në testimin e dytë të bërë nga Interi për coronavirus.

Mbrojtësi sllovak vazhdon të jetë në vetëizolim, mirëpo që ende nuk është shëruar nga pandemia botërore.

Lojtari 25-vjeçar ishte testuar për të dytën herë të premten në mbrëmje, derisa sot i është konfirmuar se është ende i infektuar.

Mbrojtësi italian, Alessandro Bastoni rezultoi në anën tjetër negativ për COVID-19, mirëpo nuk do të mund të luajë në përballjen e Interit që e zhvillon përballë Milanit në ora 18:00.

Skriniar kishte rezultuar pozitiv me coronavirus më 7 tetor, gjersa për Nerazzurët mungesa e tij është dukshme.