Sofja tregon se a ka pasaportë bullgare Gruevski

Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë me anë të një komunikate u përgjigj lidhur me informacionet e disa mediave se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari me pasaportë bullgare.
Nikolla Gruevski nuk është shtetas bullgar dhe nuk ka parashtruar dokumente për shtetësi bullgare. Gruevskit nuk i është dhënë pasaportë bullgare nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet në njoftimin e Ministrisë bullgare të Drejtësisë.