Soni Malaj publikon foton e parë me partnerin dhe duken kaq bukur (FOTO)

Këngëtarja Soni Malaj ka publikuar foton e parë me partnerin e saj, biznesmenin Klevi, me të cilin ka një marrëdhënie prej vitesh.

Shkak është bërë ditëlindja e mikut të saj të ngushtë, Sinan Hoxhës, ku Soni u paraqit me Klevin në një darkë surprizë të organizuar nga bashkëshortja e Sinanit.

“Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë Sinan Hoxha”, shkruan Soni përkrah fotos ku kanë dalë dy çiftet.

Dyshja shfaqen mjaft simpatikë në foton me çiftin Andrra dhe Sinan, dhe duken mjaft të lumtur. Tashmë Soni dhe Klevi janë të pandashëm, dhe nuk e fshehin më lidhjen e tyre.