Sot nisen drejtë Hagës Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa

Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e Zonës së Drenicës dhe atë të Zonës së Llapit.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore.

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

E në janarin e këtij viti do të intervistohen në Hagë për krime lufte, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paktën 10 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre janë edhe disa figura kryesore të kësaj ushtrie.