fbpx

Spanja drejt bllokadës nga koronavirusi, nga sot mbyllen parqet me lojëra dhe kafenetë

Shkaku i situatës së krijuar nga koronavirusi, autoritetet spanjolle janë duke shqyrtuar që të bllokojnë Madridin, duke qenë se numri i rasteve ka shkuar mbi 2000

José Luia Martínez-Almeida ka thënë se nuk përjashton bllokimin e qendrës, derisa ka shtuar se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë menjëherë.

Kryetari i Bashkisë së Madridit, gjithashtu, ka pezulluar lejet për tarraca dhe ulëse të kafeneve në kryeqytet, duke iu kërkuar pronarëve që t’i mbyllin ato përpara se ta marrin ndonjë vendim të detyrueshëm.

Tutje Almeida ka treguar se do të duhet të ndërmerren masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke treguar se nga sot do të mbyllen parqet me lojëra për fëmijët, shkruan The Guardian

Situatë më e mirë nuk është as në Katalonjë. Qeveria rajonale atje ka urdhëruar rreth 70 mijë njerëz në rajonin e Barcelonë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për dy javë, pas rritjes së madhe të koronavirusit në atë zonë.