Nuk ka njeri të mos i pëlqejë specat me mazë. Sidomos jo në një mëngjes të shtuneje, të shoqëruara me një pogace të nxehtë të gatuar nga duart e nënës.
Përbërësit:
Udhëzimet
Hapi 1
Specat piqini në një enë të thellë në vaj, lërini të ftohen e më pas qërojini.
Hapi 2
Në të njëjtin vaj fërgojeni një domate të prerë, disa thelpinj hudhër dhe pak vaj ulliri. Kaurdisini derisa të zbuten.
Hapi 3
Pastaj shtojani shtalpën dhe lërini të kaurdisen të gjitha bashkë, derisa të përfitoni një krem homogjen.
Hapi 4
Në fund shtoni specat e qëruar dhe vazhdojeni kaurdisjen edhe për pak minuta, derisa të bashkohet mirë masa.
Hapi 5
Kriposini sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.