Spijunët estonezë paralajmërojnë BE-në rreth rrezikut rus

Franca, Gjermania dhe Italia janë caqet kryesore të Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ka paralajmëruar përmes një raporti të ri Shërbimi estonez për Inteligjencë të Jashtme.

Objektivi i Moskës është që Parlamentin Evropian ta kthejë në një zmadhues të propagandës anti-BE, shkruan Efis në raportin e vet vjetor, të publikuar këtë javë, raporton EuObserver

E ndërhyrja në zgjedhje vjen midis përgatitjeve për një përplasje të mundshme ushtarake me NATO-n, që mund të nxitet nga prirja pro-perëndimore e Bjellorusisë, shkruan në vazhdim të raportit.

“Kremlini me gjasë do të fokusohet në shtetet më të mëdha anëtare – Gjermaninë, Francën dhe Italinë – ku shpreson të sigurojë shumicën e mandateve (miqësore)… dhe ku disa prej partive politike e kanë shprehur përkrahjen e qartë për politikat aktuale të Kremlinit karshi Perëndimit”, shkruan Efis, duke iu referuar AfD-së së të djathtës ekstreme në Gjermani, të djathtës franceze dhe “Liga”-s së Italisë.