Spinazzola i thotë “po” Interit

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola raportohet se e ka pranuar kontratën nga Interi dhe vetëm po pret që të realizohet marrëveshja e shkëmbimit me Matteo Politano

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira Nerazzurri kanë arritur marrëveshje personale me ish lojtarin e Juventusit ku do ti japin pagë atij 2.7 milionë euro në vit.

Interi tani ka filluar negociatat për një marrëveshje me Romën ku do të shkëmbehet Matteo Politano në ekipin tjetër.

Politano ka dhënë shënja që e aprovon një lëvizje tek Giallorossi, ku do ta zëvendësojë të lënduarin Nicolo Zaniolo.

Spinazzola u ble nga Juventus për 29.5 milionë euro verën e kaluar dhe ka luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes, pavarësisht se ai preferon të luaj në anën e majtë.