Sqarohet O’Connell: Unë nuk tregova cili politikan duhet ta udhëheqë Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka mohuar se ai dëshiron që deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ta udhëheqë shtetin e Kosovës.

O’Connell ka komentuar një lajm që u shpërnda në Facebook me titullin “Ambasadori britanik tregon se cili politikan duhet ta udhëheq Kosovën”.

Ambasadori ka korrigjuar titullin e këtij lajmi, duke mohuar se ka thënë diçka të tillë.

“Në fakt, Ambasadori britanik NUK tregoi se cili politikan duhet ta udhëheq Kosovën”, komentoi O’Connell.