Stefanoviq: E kuptuam mesazhin e Izetbegoviqit për Kosovën

Pas deklaratës së Izetbegoviq se Kosova duhet të njihet nga ana e serbëve, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Nebojsha Stefanoviq.

Ai ka thënë se e kanë kuptuar mjaft mirë deklaratën e Izetbegoviq, dhe kontekstin në të cilin e ka thënë.

“Kemi kuptuar gjithçka, kemi analizuar mjaft mirë  mesazhin dhe nuk mund të  them që  e kemi përjetuar si mesazh me qëllim të  mirë ”, ka thënë  për “RTS” Stefanoviq.

Ai  këtë  deklaratë e konsideron në kundërshtim me interesin e Serbisë