Studimi: Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja

Një studim tregon se sasi të vogla alkooli mund të përmirësojnë aftësinë e të folurit më shumë se dy gjuhë.
Megjithatë, ekipi vë në dukje se sasi më të mëdha të futura në organizëm mund ta dëmtojnë këtë aftësi

Studiuesit nga Universiteti i Liverpulit, Universiteti i Maastrichtit dhe King’s College në Londër kanë treguar se sasi të ulëta të alkoolit mund të ndihmojnë që gjuha juaj të përgatitet më mirë për bisedë.

Ekipi testoi se në çfarë efekti do të kishte një sasi e ulët alkooli në aftësinë e vetëvlerësimit të pjesëmarrësve dhe aftësinë e vëzhguesve për të folur në një gjuhë të huaj.

Studimi përfshinte 50 studentë, të gjithë folës të gjuhës gjermane që studiojnë në Universitetin e Mastrihtit, të cilët kohët e fundit kishin mësuar të flisnin, lexonin dhe shkruanin në holandisht

Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në një nga dy grupet. Të parëve iu dha një dozë e ulët e alkoolit për të pirë, ndërsa grupi i kontrollit mori një pije joalkoolike.

Doza e alkoolit ndryshonte në varësi të peshës së trupit të secilit pjesëmarrës dhe ishte e barabartë me 460 ml të birrës me 5% alkool për një mashkull 70 kg (154 lb).

Më pas, secilit pjesëmarrës u kërkua të mbante një bisedë me një folës holandez në vend për disa minuta.

Në përgjithësi, ekipi raporton se pjesëmarrësit në grupin e alkoolit kanë marrë vlerësime më të larta për gjuhën holandeze.