Stuhi në Gjilan: Erërat e forta dhe shiu rrëzojnë shtyllat elektrike, dëmtojnë veturat

Nga erërat e forta dhe shtrëngata e së mërkurës në Gjilan janë dëmtuar 7 vetura, disa shtylla elektrike si dhe tezgat e bujqve tek bunari i Përlepnicës tha Sami Spahiu nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Gjilan.

Sipas Sami Spahiut, ekipet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar në katër raste në largimin e një lisi në Lagjen “Dardania”, një kabllo të kompanive të internetit, një shtyllë elektrike nga rruga në Lagjen “Arbëria” dhe një zjarri në orë elektrike në një shtëpi në Lagjen “Arbëria”.

Deri më tani kemi disa shtylla elektrike të dëmtuara nga erërat dhe shiu që ra pasditen e 14 Gushtit, dhe sipas të dhënave deri më tani kemi 7 vetura të dëmtuara, 6 tek ish parkingu “Eco – Higjiena” dhe një tek banesat e tregut të gjelbër, një lis i thyer në Lagjen “Dardania”, shtylla elektrike të dëmtuar afër SFK dhe në Lagjen “Arbëria”, një kabllo në rrugën e Prishtinës, disa tezga të bujqve tek bunari i Përlepnicës ka thënë për rajonipress Sami Spahiu, drejtor i mbrojtjes dhe shpëtimit në Gjilan.