Sulmohen fizikisht policët në Zhegër të Gjilanit

Gjatë ditës së djeshme në Zhegër të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas rastit viktimat kanë  pranuar ndihmë mjekësore, ndërkaq me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.