Supe me domate, shumë e shpejtë dhe e shijshme

Të gjithë sot nga ritmi i ditës e kanë gati të pamundur që të ushqehen si duhet, dhe ushqimet që i zgjedhin ti hanë kërkojnë  që të mos u merr shumë kohë, andaj kjo supë është idealja për ju që keni pak kohë për kuzhinë.

Përbërësit e nevojshëm:

400 gr domate

1 qepë e vogël

1 karrotë

1 spec djegës

2 thelpinj hudhre

1 tufë borzilok

1 kërcell selinoje

100 ml vaj ulliri

Kripë

Piper

Mënyra e përgatitjes:

Presim në katrorë perimet, përvec domates dhe i vendosim në një tenxhere me vaj ulliri.

Përziejmë në temperaturë të ulët dhe, enda sa pa marrë ngjyrë, shtojmë domaten. Vazhdojmë të përziejmë derisa domatja të nxjerrë lëngun e parë dhe masa ka nisur të ziejë.

Shtojmë ujin, kripën, piperin dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, ose derisa supa të jetë lidhur mirë.

10 minutat e fundit shtojmë borzilokun. E kalojmë në blender dhe për t’u siguruar që nuk kanë mbetur copa perimesh, e kalojmë lëngun e supës në një sitë të hollë.