Syla u bën apel grave shtatzëna që të vaksinohen

Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, njëherësh gjinekolog, Blerim Syla ka bër apel te të gjitha gratë shtatëzana që të vaksionohen kundër COVID-19.

Sipas tij, me vaksinim ato do të mbrojnë veten, fëmijen e familjen.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që planifikojnë të krijojnë familje të mos frikësohen sepse vaksina nuk dërgon në sterilitet.

“Ju që planifikoni familje, mos u frikësoni sepse ka shumë sëmundje tjera që iu dërgojnë në sterilitet, e vaksina është më e pakta, tek e fundit në dashuri babi dhe mami janë ata qe e sjellin në jetë fëmijën e shëndosh. Dhe ju mami dhe babi i ardhshëm, merrni vaksinat që të sjellni një fëmijë të shëndosh dhe ta rritni atë”, ka shkruar ai.