Syri artificial deshifron pamjet mikroskopike të mostrave kancerogjene

Për 150 vjet, patologët kanë qenë duke shikuar në mikroskopë për mostrat e indeve të montuara në pjesë xhami për ta diagnostikuar kancerin. Në secilën analizë mikroskopike, pyetja është: A ka ky pacient kancer apo jo?

Puna e patologëve është duke u zbutur. Një copëz e vogël e indit, mund të analizojë mijëra qeliza. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mund të jenë kancerogjene. Sipas hulumtimeve, vetëm 3% deri 9% mund të jenë të tilla

Shkenca ka arritur të krijojë sy artificial për mikroskop të cilët do të mund të detektonin problemet në një mostër. Shumë hulumtues e kanë pranuar faktin, se një ide e tillë do t’i ndihmonte shumë patologëve. Hipoteza e tyre është se copat e mostrës mund të mbajnë informacion që të mund të përgjigjet se çfarë terapie duhet një pacient të përdorë.

Për ta eksploruar këtë ide, patologët dhe shkencëtarët që analizojnë të dhëna, i kanë bashkuar forcat për krijimin e një inteligjence artificiale, që do t’i ndihmonte ata. Kjo lloj teknologjie, do t’i ndihmonte ata që të shikojnë në të njëjtat struktura të qelizave, të cilët patologët nuk mund t’i shohin me syrin e njeriut. Kjo do t’i ndihmonte gjithashtu edhe prodhuesit e barnave, që të prodhojnë barnat e duhura, për llojin e duhur të kancerit.

Mundësia që të shikohet çdo qelizë është bërë shumë e rëndësishme, në kohën që terapitë e kancerit gjithmonë e më shumë po evoluojnë, duke përfshirë kështu prodhimin e barnave të cilat nuk sulmojnë vetëm qelizat e kancerit por edhe qelizat e imunitetit. Nëse kompjuteri mund ta analizojë një mostër të tërë, ata do të dinë se cila është terapia e duhur për të.

Testimet momentalisht janë duke u mbajtur në Institutin e Patologjisë në Universitetin Spitalor të Bazelit në Zvicër, dhe skuadra e hulumtuesve është e përbërë nga 400 patologë.