Tayna i ka të gjitha tani, viti 2020 nis mbarë për të

Reperja sensacionale, Tayna përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, dhe i tillë si duket do të jetë edhe ky vit i ri.

As gjatë ditëve festive, Tayna nuk u ndal, por ishte e pranishme në mbrëmje të shumta muzikore, pranë adhuruesve të vet.

Reperja nga Prizreni, përveç si një artiste e kompletuar, ajo është edhe një femër tejet seksi, e për këtë ajo është e vetëdijshme.

“Tani kam para dhe fuqi nëse më pyete mua”, ka shkruar Tayna sipër imazhe ku në fokus kishte gjoksin e zbërthyer.

Ndryshe, ajo po bën gati projektet e reja që pritet të publikohen së shpejti.