Të bashkuar për Shqipërinë tonë!

Shkruan: Silvana Begaj

Në ditët që me padurim prisnim të festonim për Ditën e shenjtë të flamurit tonë, ne morëm lajmin e trishtueshëm për tërmetin që goditi atdheun tonë.
Shqipëria u drodh, po ky tërmet më shume drodhi zemrat e shqiptarëve në katër anët e botës, nga Europa e Amerika, Australia e deri në vijat e luftës në Afganistan e Afrikë ku shërbejnë trupat tona paqeruajtëse ushtarake. Sepse shqiptaret jane gjithandej nëpër botë si shqiponja.

Ne sot, jemi më të bashkuar se kurrë dhe gjaku i vëllezërve e motrave tona që lagën tokën e shqiponjave është kambanë për ne. është zëri i patriotëve tanë në shekuj që na thërrasin për bashkim, unitet e dashuri midis nesh.
Duket sikur vringëllijnë shpatat e Agronit e Teutës, sikur për bashkim na thirr Pirroja e Leka i madh. Sikur nga dheu ka lëvizë Skënderbeu. Më duket se nga qielli dëgjoj plakun e urtë të Vlorës Ismail Qemalin dhe zërin e trimit të Kosovës Isa Boletini.

Të gjithe thërrasin per bashkim!
Edhe zëri i Hasan Prishtinës e Adem Jasharit, idealet e tyre na ftojn që të japim dorën njeri tjetrit, sot më shumë se kurr.
Po flisja dje me nje mikun tim nga Kosova, dhe me tregonte si ishte ndjerë ditën kur bashkë me Presidentin e Kosovës kishte vizituar Durrësin e Thumanën.

“Silva, nuk i mbaja lotët, ato nëna na shihnin si bijt e tyre, në sytë e tyre tashmë Kosova, dukej si shpëtimtare, djemt që dikur, në vitet 1998-1999, kishin ikur nga Kosova drejt Shqipërisë si fëmijë të ikur nga tmerri, nga masakrat e bëra nga fashistët serb, tani ishin kthyer si oficer të Ushtrisë së Kosovës, si policë te Kosovës. Aty e ndjeva dhembjen e atyre nënave, fëmijëve e burrave që kishin humbur gjithcka nga ky tërmet.

Por edhe krenarine për djemt e Kosovës qe po rrezikonin edhe jetët e tyre për te shpëtuar atë që mund te shpëtohej.
Më bëhej sikur e ndjeja edhe falënderimin prej nëne për ata femijët që dikur kishin ikur nga zjarri i luftës e ishin kthyer si shpëtimtar!
Zëri i atyre nënave, femijëve, burrave të moshuar, gërmadhat e tmerrit që bashkuan në një vend edhe shpëtimtar nga vende qe deri dje ishin në luftëra mes vete, si Kroacia e Serbia, Shqiptarët e serbët, Italian e Francez, Turq, grek e Izraelit, na thërrasin sot!

Së bashku të rindërtojme atdheun tonë të plagosur, bashkë të gjithë ne të mbyllim plagën e dhembjes së shkaktuar këto ditë!
Politikat e gabuara të cilat e kanë coptuar dhe ndarë Shqipërine, deri diku e kane arritur qëllimin e tyre, por kjo fatkëqesi natyrore ishte nje mesazh per botën anë e mbanë.

Shqiptarët nuk i ndanë dot një kufi dhe një tra sepse ne venat e tyre rrjedh i njëjti gjak dhe ata janë gjithmonë bashkë.
Ne nuk jemi vetëm se Shqiperia është e madhe!
Për ne mërgimtarët dhimbja është më e madhe.

Sigurisht që asnjë nuk mund të ndal dot vullnetin e Zotit dhe forcën e natyrës, por sot na thërret detyra jonë si shqiptar, si njerëz të këtij planeti, të jemi bashkë për të dhënë dorën tonë pë rata që kanë nevojën tonë.

A është Shqiperia vetëm në këtë gjendje të mjerueshme?
JO, JO! Jemi ne të gjithë, janë shqiptarët në të katër anët e botës.
Ne të gjithë do të japim kontributin tonë për rindërtimin e saj. Pë rata njerëz, për ato nëna e ata fëmijë.
Për vëllezërit dhe motrat tona!
Për tokën që e bekoi vetë i madhi Zot.