Të gjithë të përqëndruar tek Covid-19, OBSH ngre alarmin për një tjetër virus

Në një moment që e gjithë vëmendja e shteteve është përqëndruar tek pandemia e Covid-19, OBSH ngre alarmin për një tjetër virus që po merr përmasa të frikshme, duke mos u kapur në kohën e duhur.
Virusi HIV po rrezikon të përhapet më shumë së kurrë, thuhet në komunikatë, duke bërë që evidentimi i tij në një moment të vonë, të mos jetë i kontrollueshëm dhe sa më vonë të zbulohet aq më shumë rrezikohet që personat që e kanë ta përhapin atë.
“Kjo është një shenjë që strategjitë e testimit në rajon, nuk po funksionojnë si duhet për të diagnostikuar herët HIV-in”, thuhet në deklaratën e organizatës në fjalë.