Të premten seanca e jashtëzakonshme, PDK do propozojë pakon emergjente prej 320 milionë eurosh

Të premten pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Burime të lajmi.net kanë thënë se Kuvendi do të mbajë seancë për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për 280 mijë punëtorët e sektorit privat, të propozuar nga PDK.

Po ashtu, në këtë seancë pritet që Partia Demokratike e Kosovës të propozojë një pako emergjente prej 320 milionë eurosh, ku përfshihet edhe përkrahja për 60 mijë bizneset.

“Me kërkesë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe mbështetje të 40 deputetëve, Kuvendi pritet të mbajë të premten seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për të mbështetur 280 mijë punetorët e sektorit privat dhe 60 mijë bizneset qe po kalonne veshtirësi pandeminë. Pakoja që pritet ta propozojë PDK kap vlerën prej 320 milionë euro dhe permbanë në detaje format ligjore te financimit”, i kanë thënë këto burime lajmi.net.

Reagimi i PDK-së në lidhje me këtë çështje vjen pasi që pakoja emergjente e miratuar nga qeveria ka ngjallur pakënaqësi të mëdha tek sektori privat, për shkak të goditjes së madhe që kanë pësuar bizneset nga situata e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.