“Teknologjia e empatisë”: A do të mund një pajisje të kuptojë ndjenjat tona?

Për disa, fjala”teknologji” mund të zgjojë një imagjinatë të ftoftë, në formë të robotëve dhe të një algoritmi kompjuterik

Mirëpo një zbulim mbi teknologjinë e empatisë këtë vit nga konferenca Wired Health ka ndërruar pak a shumë perceptimin mbi këtë term. Me përafërsisht 39milion njerëz në ShBA, që kanë një pajisje të menqur, është e rëndësishme të gjendet një funksion pozitiv I tyre edhe në aspektin e shëndetit.

Pajisjet e mençura, shumë shpejt do të jenë në gjendje të diagnostikojnë ose të na tregojnë për ndjenat tona. Në Wired Helath, u prezantua pajisja më e re teknologjike, që neuorshkencëtarët kanë krijuar në krye me Poppy Crum me emrin “Teknologjia, që e dinë se çfare jeni duke ndier”.

Mirëpo si mund një pajisje të ketë këtë aftësi? Dr. Crum tegon që kjo pajisje do të përdorë gjendjen tonë të brendshme për të ardhur në përfundim me një diagnozë, për të na treguar mendime dhe pë të na dhënë ndihmë në marrjen e vendimeve. Gjithashtu do të përdoret pupillometria- një “matës” i lëvizjeve të bebëzave të syrit, me anë të së cilës detektohen shumë procese kognitive, memoria, vëmendja dhe procese të tjera mentale.

Duke kombinuar barna dhe teknologjinë empatike, doktorët kanë krijuar një metodë të re që do të krijojnë mundësi më të lehta për trajtime dhe diagnostikime.