Teknologjia e re e kamerave për smartfonët Samsung do të bëjë diferencë të madhe

Samsung prezantoi një teknologji të re kamerash ditën e Marte të cilën e quan 50MP ISOCELL GN2 të cilin presim ta shohim në gjeneratën e re të smartfonëve Galaxy.

Me sensorin e ri Samsung premton autofokus më të shpejtë dhe më të saktë. Zakonisht pikselët e sensorëve ndahen vertikalisht duke siguruar më shumë dritë në kënde të ndryshme. Si rezultat sensori mund të fokusohet më shpejt. Me teknologjinë e re Dual Pixel prezantuar nga Samsung, pikselët ndahen vertikalisht.

Çdo piksel tani mund të krahasojë dritën që vjen nga të gjithë drejtimet dhe jo vetëm një. Në disa situata do të vihet re një shpejtësi më e lartë autofokusi edhe se autofokusi lazer.

Por autofokusi më i shpejtë nuk është e vetmja risi e kamerës 50MP ISOCELL GN2. Ky sensor ka mundësi të kapë imazhe 100-megapiksel. Një algoritëm krijon tre shtresa individuale 50-megapiksel të ngjyrave jeshile, kuqe dhe blu. Më pas këto shtresa i bashkon për të krijuar një fotografi 100-megapiksel.

Samsung gjithashtu prezantoi HDR e “stivosur”. Kjo teknologji ka frekuenca të ndryshme në ekspozime të shkurtra, mesme dhe të gjata. Është dizajnuar për të rritur shkëlqimin e skenave me dritë të pakët. Kompania tha se sensori ka hyrë në prodhim në masë dhe presim që gjenerata e re e smartfonëve Galaxy të vijë me këtë kamër.