Thaçi e tregon kush ekzekutoj Oliver Ivanoviçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prapa vrasjjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanovic, qëndron “bosi” i krimitt në veri, Millan Radojicic.

Duke folur në emisionin Zona e Debatit, presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës, të çojnë tek ai i cili është organizator i ekzekutimit të Ivanovicit.

“Të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës të çojnë tek ai i cili është njëri prej organizatorëve të ekzekutimit të Oliver Ivanovicit dhe është në autoritetin e institucioneve përkatësë të Republikës së Kosovës, ndërmarrja e veprimeve.”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti ka theksuar se është me rëndësi jetike për Kosovën që kjo vrasjje të zbardhet, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të dijë se hetimet tregojnë se urdhërues i ekzekutimit të ish-liderit serb, është pushteti aktual në Beograd.

“Është me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës që ajo vrasjje të zbardhet dhe të gjitha drejtimet apo pistat çojnë që urdhërues i vrasjjes se Ivanovicit është pushteti aktual në Beograd dhe bota këtë fakt duhet ta dijë”, ka shtuar tutje ai.

Millan Radojicic njihet si lideri i serbëve në veri dhe bosi i krimit në veri që bashkëpunon me strukturat paralele atje. Ai njihet për një koordinim shumë të mirë me Qeverinë në Beograd.