Thaçi i çon kërkesë Kurtit për ta thirrë Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Në njoftimin e bërë për media, i pari i shtetit ka kërkuar që këshilli i sigurisë të mblidhet sot në ora 20:00.

Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.

Në këtë këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.