Thaçi nderohet edhe në SHBA, por ja çfarë thotë tani Vuçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, del të ia ketë zili homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, për vendin që i është ndarë gjatë ceremonisë mortore për ish presidentin e ndjerë amerikan George H. W. Bush.
Vuçiq ka thënë për televizionin “Pink” se është e qartë për të gjithë se si ka ngjarë që Thaçi në atë ceremoni të jetë ulur në mes të kancelares gjermane dhe presidentin polak.

Kreu i shtet serb deklaroi se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më para të diasporës ka blerë ulësen e tij në ceremoninë me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe në varrimin e ish presidentit të SHBA-së, George H. W. Bush.

“Në pyetje janë shuma enorme të parash që i paguan mërgata e tyre, e jo “kuazi” shteti i tyre. Para se gjithash, bëhet fjalë për diasporën e tyre në Nju Jork, por edhe në Zvicër, Gjermani, Itali… Të mos keni asnjë iluzion se bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër. Përfytyrojeni Thaçin – luftëtarin e njohur për të drejtat e njeriut të ketë merituar me diçka që të ulet pranë kancelares Merkel”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se nganjëherë druan nga pritjet e qytetarëve të Serbisë për sa i përket çështjes së Kosovës dhe tha se ata duhet të kuptojnë se në të kaluarën janë bërë gabime të shumta dhe se Serbia nuk mund të mos e paguajë çmimin në kuptimin historik.

“Njerëz, prania jonë në Kosovë dhe Metohi është pesë deri në gjashtë përqind. Në jug të Ibrit, vetëm dy përqind… Dhe për këtë ne jemi fajtorë për krejt çfarë kemi bërë më 1999 dhe pas vitit 2000, kur nuk kemi luftuar për popullin tonë. Në vend të kësaj, ne kemi miratuar rezoluta dhe kemi heshtur për vendimin për shpalljen e pavarësisë. Vetë e kemi përjashtuar veten tonë nga Kombet e Bashkuar dhe jemi pajtuar që të vendosim kufi ndërmjet serbëve. Njerëzit duhet t’i kuptojnë ato gabime, nuk mund të mos i paguani gabime dhe vendimet e këqija politike në kuptim historik”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq është shprehur se nuk është duke paralajmëruar diçka të keqe, por vetëm dëshiron ta thotë atë që është objektive dhe reale.