Thaçi: Nuk dua që dikush të largohet nga pushteti, për shkak të mos dëgjimit të Amerikës

Presidenti Thaçi ka thënë se beson në reflektimin pozitiv të koalicionit rreth pezullimit të taksës, ndërsa thotë se nuk ‘do donte kuurë që asnjë lider nga pushteti si shkak i mos dëgjimit të SHBA’së’.

 “Me këtë jorespektim të këshillave i kemi kaluar edhe vendet që kanë qenë në konflikt me SHB’në në periudha të ndryshme dhe me fajin e tyre, vende edhe nga Ballkani Perëndimor”, është shpehur ai.

“Është një situatë jo e mirë, që nuk do të mund ta imagjinoja kurrë që do të ndodhte.

Por unë besoj në reflektim nga të gjithë, nuk do doja kurrë që asnjë liderë dhe askush të largohet nga pushteti si shkak i mos dëgjimit të SHBA’së”.

Presidenti tutje ka thënë se mos heqja e taksës nuk do t’i sjell gjëra të mira vendit, duke përmendur këtu edhe liberalizimin e vizave.

‘Mos heqja e taksës nuk do t’i sjellë gjëra të mira Kosovës, mund të kemi masa që do mirren javëve në vazhdim dhe SHBA. S’do ketë viza do ketë masa që me të vërtetë do jenë shqetësuese për vendin tonë, paralajmërimin e kemi’ ka thënë Thaçi.