Thaçi: Po përgatis dekretin ku paraqet gjendjen e jashtëzakonshme në periudhë një muaj

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se është duke përgatitur dekretin për të dorëzuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për një periudhë 30 ditore.

“Menaxhimin më të mirë të tërë situatës së krijuar mund ta bëjnë vet qytetari, familja shoqëria me përkushtimin e tyre duke ndihmuar njëri tjetrin dhe duke ia lehtësuar këto kohë jot ë lehta që po i kalojmë. Te bashkuar të gjithë si institucione si shoqëri do ta kalojmë.

Ne jemi të vetëdijshëm sepse jetojmë në këtë hapësirë ku është e përfshirë Kosova dhe rajoni. Epiqendra e virusit është në Evropë.

Duke pasur parasysh atë që kemi diskutuar mbrëmë dhe sot me takimet që kam zhvilluar, dua të theksoj se zyra ligjore e presidentit janë duke u kordinuar që të finalizohet dekreti I presidetit të kosvës për ndërmarjen e masave për kalimin e kësaj gjendje që kemi në Kosovë.

Në minutat vijues do të informoheni edhe në detaje për përmbajtjen që përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin për një periudhë 30 ditore”, ka thënë ai.