Thellohet skandali: Edhe Getinjo akuzohet se i mori 12 mijë franga nga çifti zviceran

Zvicerania e cila po e akuzon reperen Loredana se ia mori asaj dhe burrit të saj rreth 1 milion franga, ka rritur volumin e akuzave.

Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane “20 minuten”

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

Siç shkruan media zvicerane, Petra Z ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për t’i kthyer përsëri paratë e saj.