Therrje me thika në Podujevë, u ‘kapën’ për lojëra kompjuterike

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë në Podujevë.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Podujevë 06.04.2021 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.