fbpx

Tortë me mandarina

Një ëmbëlsirë me shije sezonale.

Udhëzimet

Hapi 1
Ndezim furrën në 180 grade.

Hapi 2
Pesë mandarina të lara, pa i qëruar, i vëmë të ziejnë në një tenxhere me ujë të valuar për 10 minuta (i hedhim kur uji të ketë marrë valë).

Hapi 3
I kullojmë dhe i lëmë mënjanë të ftohen mirë. I presim mandarinat bashkë me lëkurën në copa dhe më pas i grijmë në blender derisa të bëhen si pure. I lëmë mënjanë.

Hapi 4
Me mikser rrahim vezët me sheqerin për 2 minuta sa të bëhen si krem.

Hapi 5
Shtojmë gjalpën pjesë-pjesë, miellin e bajameve, miellin dhe pluhurin për pjekurina nëpërmjet një site dhe së fundmi purenë e mandarinave.

Hapi 6
I përziejmë mirë me lugë druri.

Hapi 7
Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 40 minuta me 180 gradë, më pas e ulim temperaturën në 150 gradë dhe vazhdojmë pjekjen edhe për 15-20 minuta të tjera.

Hapi 8
Kur torta të jetë e vakët e heqim nga tava dhe e lëmë të ftohet plotësisht mbi një tel kuzhine.

Hapi 9
Ndërkohë përgatisim kremin: Me mikserin e vezëve me dorë, përziejmë djathin me sheqerin dhe gjalpin. Shtojmë më pas dalëngadalë lëngun e limonit derisa të kemi një masë si shkumë. E zbukurojmë tortën me kremin dhe sipër vëmë feta mandarinash të freskëta bashkë me lëkurë.

Hapi 10
Ju bëftë mirë.

Hapi 11
PS. Nëse është nevoja, tortën mbulojeni nga fundi me letër alumini që të mos digjet pasi koha e pjekjes është shumë e gjatë.