Tottenhami i ofron 5 milionë euro për Muriqin

Kjo ofertë gjithsesi do të refuzohet nga Fenerbahçe, e cila i do së paku 20 milionë euro për shitjen e lojtarit

Tottenhami e ka bërë ofertën e parë zyrtare për Vedat Muriqin.

Mediat turke njoftojnë se klubi anglez i ka ofruar 5 milionë euro për sulmuesin kosovar.

26 vjeçari është bërë objektiv i klubit nga Premierliga, i cili e ka vëzhguar atë vazhdimisht në stadium.

“Spurs” e shohin përfaqësuesin kosovar si alternativë ideale të Harry Kanet.

Megjithatë, oferta e parë e nënkampionit aktual evropian është thuajse qesharake.

Kjo pasi Fenerbahçe i kërkon së paku 20 milionë euro për kartonin e prizrenasit, njofton mediumi turk “A Spor”

Sidoqoftë, negociatat në mes të klubeve për 26 vjeçarin pritet të vazhdojnë.

Mediat turke raportojnë se interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe Lazio e Napoli në Itali.

Gjithashtu, në Angli e pëlqejnë edhe Manchester United, Newcastle United, Leicester City, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Vlera e futbollistëve ka rënë shkaku i pandemisë koronavirus.

Mirëpo, Tottenhami nuk ka mundësi ta blejë për 5 milionë euro sulmuesin më të mirë të Superligës turke.

Muriqi i ka realizuar 15 gola deri tash këtë sezon me Fenerbahçen.