Traileri për ‘La Casa De Papel’ zbulon se si do të vazhdojë ngjarja në sezonën e tretë

Është publikuar një trailer i ri për sezonën e tretë të serialit ‘La Casa De Papel’.

Ngjarja në serial do të vazhdojë me momente të reja dramatike që i ndjekë personazhet pas vjedhjes së madhe në shtëpinë e parave.

Derisa ata po shijojnë pasurinë e fituar, një nga personazhet rrëmbehet nga policia dhe grupi duhet të mblidhet sërish

Në krye me profesorin, ata tashmë gjejnë një lokacion të ri për të realizuar planin e madh dhe të detajuar për të shpëtuar bashkëpunëtorin e tyre.

Grupi i është bashkuar edhe Berlini, për të cilin mendohej se kishte vdekur në fundin e sezonës së kaluar.

Empieza la jarana. Descubre el nuevo tráiler ahora. ⬇️

Posted by La Casa de Papel on Monday, June 3, 2019

Sezona e tretë e ‘La Casa de Papel’ do të dalë më 19 korrik në Netflix.