Trajneri që po mahnitë të gjithë në Premierligë mund të marrë drejtimin e Arsenalit

Paraqitjet fantastike të Leicester Cityt këtë sezon në Premierligë, kanë bërë që trajneri i tyre, Brenda Rodgers, të jetë dëshirë e shumë skuadrave.

‘Dhelprat’ pas 11 xhirove renditen në vendin e tretë në Premierligë me 23 pikë.

Merita të mëdha në këtë ringjallje të Leicester City, pa dyshim që ka trajneri Rodgers.

Ai tani po vëzhgohet nga nga disa skuadra të mëdha evropiane, përfshirë edhe Arsenalin.

Drejtues të klubit nga Londra udhëtimin e skuadrës së tyre të shtunën në ‘King Power Stadium’, për ndeshjen kundër Leicester, do ta shfrytëzojnë për të parë nga afër skemat, lojën dhe gjithçka që Rodgers po bën te skuadra që këtë sezon po kërkon një vend në Ligën e Kampionëve.

Rodgers konsiderohet si pasues ideal i Unai Emery te Arsenal, që mund të humbas pozitën e trajnerit nëse dështon të sigurojë një vend që dërgon në garën elitare për klube.