‘Transferimi i Neymarit, e ka ndryshuar përgjithmonë merkaton’

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mendon se transferimi i Neymarit nga Barcelona në PSG, për 222 milionë euro ka ndryshuar gjithçka në merkato.

PSG ka ‘tronditur’ botën e futbollit në muajin e kaluar, me shumën e paguar për Neymar, duke thyer rekordin e transferimeve që e mbante Paul Pogba në Manchester United, për 89 milionë funta.

Pas transferimit të brazilianit në ekipin francez, Barcelona transferoi sulmuesin e Dortmund, Ousmane Dembele, për një shumë që mund të arrijë vlerën e 135 milionë funtave, dhe përsëri ishte PSG, që arriti marrëveshje me Monaco për transferimin e Kylian Mbappe në Paris, për 166 milionë funta në verën e ardhshme.

“Transferimi i Neymar ndryshoi gjithçka, dhe ndryshoi në dëm të futbollit. Besoj se Lukaku më 31 gusht do të kushtonte 150 milionë funta, kemi bërë mirë që i përfunduam transferimet më herët”, është shprehur Mourinho.