Tre lojtarë e duan largimin nga Man Utd

Manchester United do të ketë shumë punë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Manchester Unitedit do t’i largohen disa lojtarë,nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ gjendet aktualisht në vendin e gjashtë në Premierligë, gjersa kanë shanse të vogla që të futen në top katërshe

Nëse Manchester United nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë lojtarët si, David de Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, do ta konsiderojnë largimin.

Treshja e skuadrës angleze nuk po kalon nëpër kohë të mira në Premierligë, gjersa e kanë si synim transferimin ën La Liga.

De Gea dhe Pogba e duan transferimin te Real Madrid, ndërsa Lukaku është në radarin e PSG-së dhe Juventusit.