Tre viktima nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup-Tetovë

Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë, raportojnë mediat nga Maqedonia.

Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilanci mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Rreth  20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë  janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” në Shkup.