Tronditëse/ Shqiptari përdhunon të bijën: 7-vjeçarja në gjendje shoku

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi në një familje shqiptare që jetonte në Greqi. Një emigran shqiptar mësohet se ka përdhunuar vajzën e tij 7-vjeçare.

Gazeta greke “Zougla” bëri me dije se 36-vjeçari shqiptar që jetonte në ishullin Salamis kishte abuzuar seksualisht me të bijën.

Nëna e së miturës vuri re se vajza kishte gjakderdhje në organin gjenital dhe nxitoi ta çonte në spital për një kontroll mjekësor.

Mjeku zbuloi se vajza ishte abuzuar seksualisht. Pasi u konfirmua se pas aktit fshihej vet i ati, drejtori i klinikës pediatrike bëri të mundur denoncimin.

Momentalisht i akuzuari ndodhet në paraburgimin e Tripolit, ndërkohë që vogëlushja është në gjendje të rënduar psikologjike dhe po trajtohet me kujdes.