Trump emëron zëvendësin e ri të ministrit të drejtësisë

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka emëruar Jeffery Rosen zëvendës të ri të ministrit së drejtësisë, në vend të ushtruesit të tanishëm të këtij funksioni Rod Rosenstein, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Trump emëron zëvendësin e ri të ministrit të drejtësisë
Ministri i drejtësisë Bill Barr në deklaratën e tij ka pretenduar se Rosen “do ta zëvendësojë zëvendësin e ministrit Rod Rosenstein”. Rosenstein ishte shumë shpesh i sulmuar nga Trumpi nëpërmes të Twitter-it.

Rosen është momentalisht në pozitën e zëvendësit të ministrit të transportit. Nuk është cekur se kur do të kalojë në funksionin e ri.

Sipas pretendimeve të medieve amerikane, Rosenstein, zyrtar i cili po i mbikëqyrë hetimet e ndjeshme për lidhjet e njerëzve të shtabit zgjedhor të Trumpit dhe Rusisë, ishte në dyert e daljes prejse Trump kah fundi i vitit të kaluar e ka zëvendësuar shefin e tij Jeff Sesion.

Trump nuk i besonte Rosensteinit prej momentit kur ky u bë mbikëqyrës i hetimeve, të cilin rol e kishte marrë pasi u largua Sesion.

Bill Barr u bë ministër më 14 shkurt.