“Turp për Mogherinin, kjo është dhurata që i ka bërë Kosovës”

E përditshmja serbe “Novosti” shkruan se Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në prag të largimit nga posti i ka bërë një favor Kosovës.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në prag të largimit të saj nga detra ka bërë gati një “dhuratë” për Kosovën që është lajm shumë i keq për Serbinë, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”

Ajo ka ftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës në takimin e ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe shteteve kandidate për anëtarësim, në fund të gushtit në Helsinki.

Sipas “Novosti”, Mogherini me çdo kusht dëshiron ta ndryshojë praktikën e deritashme dhe ka në plan që në këtë takim ta “shtyjë” edhe Kosovën. Në këtë mënyrë, ajo dëshiron që pasardhësit të saj, Josep Borrell t’i lë të gatshme listën e takimeve të ardhshme të formatit të tillë që përfshinë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

“Vendim i turpshëm nga Mogherini. Veprimi i italianes fiton në rëndësi kur dihet se pasardhësi i saj vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën dhe është kundërshtar i separatistëve në Kataloni”, shkruan “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Këto takime, që zhvillohen çdo gjashtë muaj, i organizon dhe kryeson BE-ja por formalisht shefi i diplomacisë, në këtë rast Mogherini, dërgon ftesat.

“Novosti” ka siguruar informacione se Mogherini të mërkurën u ka dërguar ftesa përfaqësuesve nga Prishtina, në krye me shefin e diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli përkundër kundërshtimeve nga Madridi zyrtar dhe faktit se askush nga shtetet e tjera pjesëmarrëse nuk kishte kërkuar një gjë të tillë.

Si rezultat, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se do të konsultohet me presidentin Aleksandar Vuçiq nëse Serbia do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme anëtarë të BE-së dhe shteteve kandidate në Finlandë.

“Mogherini në momentet e fundit ka ndryshuar komplet konceptin dhe në takim do të jenë edhe shtetet partnere. Këtë e bën në fund të mandatit, vetëm që përfaqësuesit nga Prishtina të marrin pjesë”, deklaroi Daçiq. Takimi i radhës do të mbahet më 29 dhe 30 gusht në Helsinki.