U çuditët nga kostumi me atlete? Prisni të shihni Ramën me tuta dhe këmishë

Mediat shqiptare por jo vetëm, nuk pushonin së komentuari veshjen e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Trieste.

Kreu i qeverisë tërhoqi vëmendjen kryesore edhe të mediave të huaja për zgjedhjen e pazakontë në paraqitjen e tij: kostum me atlete të bardha.

Por Rama e ka treguar sërish se kur është fjala për stilin, ai është gjithmonë i veçantë. Kryeministri mblodhi sot në Velipojë ministrat e kabinetit të ri qeveritar, pas mbledhjes që u mbajt në Llogara. Edhe pse një takim formal, Rama zgjodhi të vishej sportiv me tuta, por edhe me këmishë.

Sigurisht tutat kombinoheshin me një palë çorape të kuqe dhe atlete.