U vodhën armë në bazën e Pashalimanit, ushtaraku roje: Lëviza se kisha ftohtë!

Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.
Policia ka siguruar edhe kamerat e bazës ushtarake, por nuk ka mundur të identifikojë autorët për shkak se depoja ku ruheshin armët nuk monitorohej.

Një prej ushtarakëve që bënte roje është shprehur:

Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë, u largova për të shkuar në një vend me ngrohje.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarak

Familjarët e të shoqëruarve u shprehën të shqetësuar:

Po i trajtojnë sikur janë kriminelë. S’po na lënë të takojmë të afërmit tanë.”

Dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake. Aktualisht policia po pyet të gjithë ushtarakët qe kanë qenë në punë atë natë në këtë repart ushtarak.