UEFA cakton datën për përfundimin e ligave vendore dhe Championsit

Në takimin e mbajtur sot të UEFA-s u vendos që kampionatet vendore, si Premierliga, La Liga e Serie A, të kanë kohë deri më 30 qershor të këtij viti për ta përfunduar sezoni 2020/21, ndërsa Ipko Superliga e Kosovës ka kohë deri më 21 qershor.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ftoi në takim përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, që i ka ndalur përkohësisht pothuajse të gjitha garat në Evropë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë mbledhje nepërmejt videolidhjes, presidenti Ceferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si mëposhtë:

  1. Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.
  2. Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohen në fund të marsit 2020, janë shtyrë për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.
  3. Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.
  4. Të bëhen shtyrje në procesin e licencimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohen nga grupi punues i UEFA-s).
  5. Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë.

UEFA ende s’i ka publikuar këto vendime, mirëpo, bashkë me të gjitha detajet e tjera, pritet që së shpejti ato të bëhen publike.