UEFA merr vendim për Ronaldon

Cristiano Ronaldo ishte duke u rrezikuar me një suspendim për një ndeshje nga Liga e Kampionëve.
Juventus e eliminoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, gjersa Cristiano Ronaldo bëri një veprim hakmarrës ndaj Diego Simeones.

Trajneri argjentinas kishte kapur organin gjenital në ndeshjen e parë në mes të dy skuadrave, ndërsa portugezi iu hakmor në ndeshjen e dytë

Atletico Madrid e kishte fituar ndeshjen e parë 2 me 0 në Wanda Metropolitano, por që në Torino humbën 3 me 0 nga Juventusi.

Simeone ishte dënuar me 20 mijë euro gjobë pas atij veprimi, gjersa pritej që Ronaldo do të dënohej me një ndeshje mos-lojë, por që ka marrë dënimin e njëjtë si argjentinasi.

Por, sipas Football Italia, UEFA ka vendosur mos ta dënojë portugezi për atë veprim të shëmtuar.