Ushqimet kundër dhimbjes së fytit

Një nga ndjesitë më shqetësuese është ajo e gërvishtjes dhe dhimbjes së fytit, sidmos gjatë natës.

Nëse ndjeni se jeni në prag gripi apo ju dhemb fyti ndiqni këshillat tona si më poshtë.

Turmerik

Turmeriku është i njohur për vetitë e tij antioksidante dhe anti inflamatore falë një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin. Pluhurin e turmerikut mund ta përdorni kudo në pije, supë apo çaj.

Vezët e rrahura

Jo vetëm sepse janë të thjeshta për tu përtypur, vezët janë të pasura me acide yndyrore si omega – 6 të cilat ndihmojnë me inflamacionin.

Mjaltë dhe limon

Një nga kurat më të famshme dhe efikase. Mjalti me limonin janë përdorur ndër shekuj për të kuruar dhimbjet e fytit pasi kanë veti pastruese dhe qetësuese. Mund ta përzieni me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni si çaj.

Lakra

Në antikitet për të kuruar dhimbjet e fytit mbështillnin rreth tij një gjethe të madhe lakre. Lakra është e pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe sulfure të cilat luftojnë infeksionet dhe dhimbjet e fytit.

Tërshëra

Tërshëra është vakti perfekt kur jeni të sëmurë. E pasur me fibra dhe nutrient ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundjet. Nga ana tjetër tërshëra është e pasur me omega 3, folate dhe potassium që do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Pure patatesh

Ushqimet e buta siç janë patatet e shtypura janë të thjeshta për t’u ngrënë kur keni problem të fytit. Të shijshme dhe pa dhimbje për tu ngrënë.

Çaj kamomil

Kamomili është një tjetër barishte shumë e njohur për kurimin e dhimbjeve të fytit. Kryesisht për vetitë e tij qetësuese kundra dhimbjeve të trupit.

Kanellë

Kjo erëz aromatike përveçse shumë e shijshme ndihmon në dhimbjet e fytit. Kjo sepse kanella ka veti antibakteriale dhe antioskidante, dy miq të mirë të fytit tuaj.