Vajza e ish-presidentit Rugova harron politikën

Teuta, e bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova duket se ka vendosur ta lërë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private, shkruan Shqip.

Ajo nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.

Dje ish-deputetja është fotografuar duke kërcyer valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse njëkohësisht.

Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllait, Blerina Kllokoqi-Rugova.