Vajza e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet me shëndet jo të mirë

Dje është gjetur vajza e humbur nga Fushë Kosova.
Policia e Kosovës dje ka raportuar se një vajzë nga Fushë Kosova është zhdukur.

Kështu jepen informacione shtesë tjera nga Policia ku thuhet se vajza është gjetur në rrugën “Nazmi Gafurri” në Fushë Kosovë.

“Dje është gjetur vajza e humbur nga Fushë Kosova, në gjendje jo të mirë shëndetësore”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.